Inter nis “skartimet”, detyrim nga Champions dhe “Fair Play Financiar”

31/07/2018 19:26

Merkatoja cilësore dhe ekuilibri i risjellë në skuadër e ka shtuar ambicien e tifozëve dhe drejtuesve për të rivalizuar këtë sezon për fronin e futbollit italian.

Sigurisht, në krahun tjetër është Juventus dhe Cristiano Ronaldo, por nëse zikaltërit do të finalizojnë të paktën një tjetër goditje të bujshme, do të arrijnë të jenë konkurrues në Serie A dhe në Champions.

Por skuadra e trajnerit Spalleti përgatitet të bëjë largime në kontingjentin e lojtarëve, çka ndikohet dukshëm nga “Fair Play Financiar” dhe lista për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Skuadrat e Serie A duhet të regjistrojnë 25 futbollistë, nga të cilët 4 duhet të jenë italianë dhe 4 nga sektori i të rinjve. Në aspektin e parë, zikaltërit janë në rregull, ndërsa në çështjen e të rinjve premtues, ka probleme.

“Fair Play Financiar” i imponuar nga UEFA për të rregulluar financat, ka një situatë më komplekse. Këtu, Inter ka një limit 22 futbollistë por jo vetëm kaq. Duhet të ketë barazi mes blerjeve dhe shitjeve në krahasim me pjesëmarrjen e fundit në kupat Europiane. Ndihmë për formacionin milanez janë lojtarët me parametër zero si De Vrij dhe Azamoah, por do të sakrifikohen dy lojtarë mes Dalbert, Galjardini, dhe Vesino që ndoshta nuk do jenë pjesë e Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA