Presidenti i Napolit, De Laurentiis tashmë është pronar i një tjetër klubi në Itali. Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro, dhënë lajmin se tashmë klubi i këtij qyteti është shitur te bosi napolitan.

“Tifozët më kanë kërkuar kompetencë, transparencë dhe respekt dhe besoj se me zgjidhje ne De Laurentiis, kam respektuar këto tre parime”, u shpreh kryebashkiaku i Barit.

Klubi i Barit, me Migjen Bashën kapiten, nuk ia doli të ngjitet në Serinë A, pasi “ngeci” në fazën Play Off të Serisë B, në sezonin që sapo lamë pas. Gjithsesi telashet për barezët filluan menjëherë, me skuadrën që shpalli falimentin, çka solli largimin e të gjithë pjesëtarëve të stafit, përfshi edhe futbollistët. Gjithsesi klubi është shitur menjëherë dhe tashmë ka për pronar, Aurelio De Laurentiis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA