Pasditen e së hënës, Cristiano Ronaldo nisi zyrtarisht aventurën me skuadrën e tij të re, Juventusin.
Sulmuesi është shfaqur në “Jmedical”, ku u takua me një pjesë të futbollistëve bardhezinj, si Betancour, Douglas Costa, Cuadrado, Dybala e Higuain, të gjithë lojtarë që ishin pjesëmarrës edhe në Botërorin e Rusisë, duke iu nënshtruar testeve rutinë përpara stërvitjes.
E ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ndodhet në Shtetet e Bashkuara për turneun veror, Ronaldo dhe të tjerët po punojnë në Torino.
Paraditen e kësaj të marte, futbollistët, të drejtuar nga asistenti i Allegrit, Aldo Dolcetti, zhvilluan seancën e parë stërvitore, kryesisht vrap dhe ushtrime të tjera fizike.
Le prime corse sotto il ☀ del #JTC.
???#ForzaJuve pic.twitter.com/UFkHQyHUv8
— JuventusFC (@juventusfc) July 31, 2018
Gjashtë futbollistët do të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kjo e fundit të jetë kthyer nga SHBA, pak ditë përpara ndeshjes miqësore tradicionale brenda familjes, që Juventus luan në Villar Perosa.
Top Channel