24/05 15:52
Edhe pse arriti të mbajë barazim në ndeshjen e kthimit, Shkëndija e Tetovës ka arritur të kalojë moldavët e Sheriff Tiraspolit pas fitores minimale në ndeshjen e parë, 1-0 me gol të Ibraimit.
Turi i tretë ka rezervuar një short aspak të lehtë për skuadrën tetovare, pasi do të përballet me gjigantët austriakë të Salzburgut, të cilët sezonin e kaluar mbërritën deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues.
Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off-in e Europa Leagues, arritje që e garanton për herë të tretë radhazi.
Nesër do të jetë radha e Kukësit, që të tentojë kualifikimin për në turin e tretë eliminator, teksa do të përballet në Azerbajxhan me Qarabagun vendas.
Top Channel