Audi përgatit supersportiven elektrike
31/07/2018 09:20
Gushti nuk do të jetë muaj pa lajme mbi makinat. Në fakt, Audi ka njoftuar një të re shumë interesante: BP18 e-tron, një supermakinë elektrike.
Mjeti do të prezantohet në fund të gushtit, në javën motorike të Pebble Beach (Kaliforni).
Makina koncept BP18 e-tron do të debutojë në The Quail, takimin që hap javën në Monterey. Supermakina do të vizitojë gjithashtu edhe pistën amerikane Laguna Seca, për të mbyllur debutimin e saj në garën e elegancës së Pebble Beach.
Top Channel