Teuta përforcon prapavijën, nënshkruan me mbrojtësin lezhjan

30/07/2018 14:39

Skuadra e Teutës vijon punën në merkato, për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

Së fundi durrsakët kanë arritur akordin me qendërmbrojtësin me eksperiencë, Ditmar Bicaj, i cili pritet të përmirësojë prapavijën e “djemve të detit”.

Qendërmbrojtësi lezhjan do të nënshkruajë pasditen e sotme me Teutën dhe do të udhëtojë më pas drejt Ohrit, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi, për të vijuar fazën përgatitore.

Ditmar Bicaj ka luajtur sezonin e fundit me Flamurtarin e Vlorës, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e Vllaznisë, Skënderbeut, Partizanit, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA