Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Te Barcelona iu japin një vlerë të madhe turneve jashtë kontinentit europian. Sipas drejtuesve të klubit katalanas, marka e skuadrës ka shumë rëndësi pasi konsiderohet si burim të ardhurash për klubin, të ardhura që japin mundësi skuadrës të veprojnë lirisht në merkaton e transferimeve për përforcimin e ekipit.
Kështu që një strategji e tillë do të vazhdojë të zbatohet edhe për shumë vjet të tjerë edhe pse për vitin e ardhshëm ideja është që të shkohet në Azi dhe jo në SHBA dhe më konkretisht në Kinë e Japoni. Por jo vetëm kaq, te Barcelona po punohet edhe për komercializimin e stadiumit nëpërmjet ndryshimit të emrit.
Pas referendumit të mbajtur në vitin 2015 për ndryshimin e brendshëm të stadiumit “Camp Nou”, u fol edhe për gjetjen e një sponsori me vlerën e 200 milionë eurove për emrin e impiantit të ri. Por 3 vjet më vonë kjo ide ka ndryshuar dhe te Barcelona është parashikuar rritja e kësaj shifre në 300 milionë eurove.
Në këtë moment ka bisedime me kompani amerikane e aziatike, ndërkohë që përpara ndeshjes së fundit të sezonit futbollistik 2018/2019 do të zhvillohet edhe Asambleja e klubit për të ratifikuar arritjen e një akordi. Mendohet se emri i sponsorit të ri do të mësohet.
Top Channel