Ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës, PD mesazh ngushëllimi

30/07/2018 22:10

Me anë të një mesazhi, Partia Demokratike ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga ditën e hënë.

“Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës, protagonist i zhvillimeve të së majtës shqiptare gjatë 28 viteve të fundit.

Hajdaraga ishte një kontribues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste.

Si nënkryetar i PS dhe më pas si Ministër i Mbrojtjes apo zëvendësministër i jashtëm, Profesori i njohur i psikologjisë dha kontribut në normalizimin e jetës politike në vend, në zbatimin e një diplomacie pa ndikime partiake dhe mori pjesë aktive në aksionin mbarëkombëtar për zgjidhjen e krizës së të shpërngulurve shqiptarë të Kosovës.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, Partia Socialiste njërin nga ithtarët e evropianizimit të saj, kurse Partia Demokratike një kundërshtar të denjë politik”, mbyllet mesazhi i ngushëllimit nga Partia Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA