Akuzat e PD për komisionerin e Vettingut, reagon Prokuroria: Rasti do verifikohet
30/07/2018 17:48
Pas akuzave të ngritura ditën e sotme nga Partia Demokratike në lidhje me komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, i cili sipas kësaj partie ka falsifikuar dokumentet, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.
PD denoncon: Komisioneri i Vetting-ut falsifikoi dokumentet
Në reagim thuhet se Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim.
“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”, thuhet në reagim.
Top Channel