Pas ecurisë së mirë në tratativat mes Juventusit dhe Milanit për sulmuesin Gonzalo Higuain, ka ardhur një frenim serioz në operacionin që mund të çojë futbollistin në “San Siro”.
Bomberi latin, që është i pari në listën e largimeve te kampionët e Italisë, ka akorduar thuajse gjithçka me skuadrën kuqezi, përveç pagës së majme që po kthehet në problem serioz.
Milan ka gjetur dhe formulën për të marrë Gonzalo Higuain nga Juventus, duke e huazuar për këtë sezon me të drejtën për ta blerë në muajin qershor, duke ndarë gjithçka në dy këste.
Klubi bardhezi pranoi opsionet financiare pas mbipopullimit të sulmit në Torino, sidomos pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, por ajo që nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët dy palët, është pagesa vjetore.
Gonzalo Higuain merr 7.5 milionë Euro në vit nga Juventus dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje të rëndësishme. Kjo marrëveshje lidhet ngushtë edhe me rikthimin e Bonuccit te Juventus, edhe pse tifozët bardhezi kanë bërë të ditur se nuk do ta pranonin sërish një lojtar që sipas tyre, i tradhtoi.
Top Channel