Udineze është një skuadër në futbollin italian që gjithmonë është karakterizuar si një organizatë shumëkombëshe për shkak të lojtarëve nga vende të ndryshme, por këtë sezon ka shkuar drejt rekordit.
17 kombësi të ndryshme të futbollistët dhe një trajner spanjoll. Pikërisht për këtë gjatë seancave stërvitore të friulanëve, përveç moduleve të ndryshme të lojës do të mësohet edhe gjuha italiane.
Trajneri Hulio Vaskez e ka patur të vështirë për të mos thënë e pamundur, t’i transmetojë idetë e tij futbollistëve kaq të ndryshëm. Skuadra në pronësi të biznesmenit Poco ka si objektiv qëndrimin në elitën e futbollit italian, por tifozët shpresojnë që me merkaton e bërë të synohen edhe kupat europiane.
Në javën e parë të Serie A, Udineze do të luajë kundër Parmës në transfertë ndërsa ndeshja e parë në shtëpi e formacionin friulan do të jetë ndaj Sampdorias.
Top Channel