Fundjava durrsake nisi plot humor e argëtim buzë Adriatikut për qindra pushues që mbushën shëtitoren ”Taulantia”.
Aktoret e trupës më të dashur të humorit në mbarë trevat shqiptare ndaluan në Durrës, në kuadër të turit ”Verë dhe portokalle” të këtij sezoni turistik, duke dhuruar humor e freski.
Përmes batutave, humorit me shumice, aktoret dhe autoret e “Portokallisë” sollën dhe shigjetuan realitete të shoqërisë së sotme, ndërsa sfiduan me sukses edhe fenomenin e hënës së përgjakur mbi Adriatik.
Të harruar pas humorit dhe kënaqësisë pafund që dhuroi trupa portokalli, publiku i shumtë shijoi gjithçka të ofruar në skenën e ngritur në sheshin para ”Sfinksit”, ndërsa aktoret shijuan dhe fotot e shumta me fansat e tyre ne bregdet.
Lexo edhe:
Portokalli “eklipson” Hënën e përgjakur
Top Channel