24/05 15:52
Trajneri rus Stanislav Çerçesov rinovoi edhe për dy vjet kontratën e tij me Rusinë, skuadër të cilën e çoi deri në çerekfinalet e Botërorit.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ruse të Futbollit ka miratuar rinovimin e kontratës së Çerçesov pas një mbledhjeje ku u bë bilanci i Kupës së Botës.
Sipas Interfax, kontrata e re 2-vjeçare ka dhe një opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjerë.
Nën drejtimin e Çerçesov, Rusia i tejkaloi pritshmëritë duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës. Ky ishte Botërori më i mirë i Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Top Channel