Premiera e “Mission Impossible”; Në Imperial sonte filmi i fundit

27/07/2018 20:09

A është ky aktrimi më i rrezikshëm i të gjitha kohërave? Mund të konsiderohet i tillë, për sa kohe Tom Cruise është aktori i parë që realizon kërcimin e rrezikshëm me parashutë nga 7.600m lartësi, për një skenë në filmin e ri “Mission Impossible- Fallout”, i cili vjen si premiere botërore në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

Bilanci i xhirimeve të “Mission Impossible – Fallout”: 3 mijë sete xhirimi, 13 helikopterë të përdorur gjatë xhirimeve, 3 kontinente në të cilat janë realizuar filmimet dhe… një gju i thyer.

Gjatë xhirimeve aktori Tom Cruise ka thyer gjurin teksa përpiqet të realizojë një skenë ku i duhet të hidhet nga një grataçelë. Ky incident bëri që xhirimet të ndaleshin për gati 7 jave, por kjo nuk e ka ndryshuar datën e vendosur nga produksioni lidhur me premierën botërore, duke i qëndruar besnik 27 korrikut.

Një film që zgjat 2 orë e 27 minuta, ‘Mission Impossible-Fallout’ shënon edhe rekordin e filmit më të gjatë të xhiruar derimëtani në listën e gjatë të Misioneve të Pamundura.

Në një nga intervistat e dhëna mbi këtë produksion kinematografik, aktori Tom Cruise është shprehur se nëse ky prodhim do të ecë mirë, atëherë ai nuk do të ndalet, duke sjellë edhe të tjerë vazhdime të “Impossible Fallout”. E duket se Cruise është në rrugë të mbarë, pasi audienca e ka vlerësuar maksimalisht këtë film duke i dhënë 9.3 yje nga 10 maksimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA