Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike të premten, për zjarrin e madh që vrau të paktën 87 vetë dhe plagosi qindra të tjerë.

Kundërshtarët e Tsiprasit shkuan menjëherë në sulm të premten, pasi përfunduan tri ditë zie, duke akuzuar qeverinë se nuk u kërkoi falje njerëzve për fatkeqësinë.

Duke kërkuar të shmangë zemërimin publik, Tsipras i tha ministrave se ishte në dyshim nëse autoritetet kishin bërë gjithçka të drejtë në përgjigje të fatkeqësisë.

“Ju kam thirrur këtu sot para së gjithash për të marrë përgjegjësinë e plotë politike për këtë tragjedi para kabinetit tim dhe popullit grek. Unë nuk mund të fsheh se jam i tronditur dhe me ndjenja të përziera tani. Dhimbje, shkatërrim për jetët njerëzore të humbura në mënyrë të papritur dhe të padrejtë, por edhe ankth nëse ne vepruam në mënyrë korrekte në gjithçka që bëmë”, tha Tsirpas.

Reagimi i kryeministrit grek, Alexis Tsipras vjen pasi partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re kritikoi një konferencë shtypi të qeverisë të enjten në mbrëmje, për faktin se nuk u dëgjua asnjë fjalë ndjese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA