Napoli vijon përgatitjet parasezonale nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ndërsa mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj është konfirmuar sërish si pjesë e të kaltërve.
Gjithsesi shkodrani është bërë protagonist në rrjetet sociale të napolitanëve, pasi është “dehur” nga një sërë fintesh, të sulmuesit anësor të Napolit, Ounas.
Sulmuesi algjerian mori një top dhe dribloi bukur shkodranin, para se të godiste shumë metra mbi portë, ndërsa momenti i fintes u shoqërua me brohorima nga të pranishmit në Dimaro.
Videoja i shpërnda në rrjetet sociale të skuadrës së Napolit, me diçiturën “Ounas, po tallesh?!”, ndërsa nuk munguan as ironitë e tifozëve, mbi faktin se pavarësisht driblimit të bukur, goditja përfundoi në tribunë.
Top Channel