24/11 12:12
Soni Malaj ishte sot pjesë e emisionit “Pushime on Top”. Këngëtarja ka treguar për angazhimet e verës, projektet e reja dhe pak nga sekretet e formës së mirë fizike.
“Unë nuk pi kurrë alkool, nuk ia toleroj vetes as edhe një “shots” tani në verë, shkoj rregullisht në palestër dhe kujdesem shumë për veten”, tha këngëtarja e njohur.
Vera do të jetë plot angazhime, por Soni ende nuk ka një datë se kur do të publikojë këngën e re. “Është në postproduksion, por ende nuk kam një datë. Nuk mund t’ju them kur do të jetë gati”, tha Soni.
Këngëtarja performoi në një event ku merrte pjesë “Fashion Tv”.
Top Channel