Bushati në Uashington: SHBA të vazhdojnë të jenë prezentë në Ballkanin Perëndimor

26/07/2018 14:29

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet për një vizitë zyrtare nmë Uashington, ku merr pjesë në Ministerialin për Liritë Fetare me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Gjatë qëndrimit atje, Bushati është takuar me Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Politike, Stephen Mull ku u shprehën vlerësime për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për sa i përket zbatimit të reformave të brendshme e kryesisht asaj në gjyqësor, si dhe në garantimin e sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

SHBA-të duhet të vazhdojnë të jenë prezentë në Ballkanin Perëndimor, theksoi Bushati, jo vetëm si faktor paqeje dhe sigurie por dhe si kundërbalancues i ndikimit të fuqive të treta në rajon. Nga ana e tij, Nënsekretari Mull falënderoi Shqipërinë për kontributin e çmuar si në kuadër të NATO-s ashtu dhe si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Nënsekretari Mull theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme. Nënsekretari Mull njohu po ashtu Ministrin Bushati me mesazhet kryesore të Samitit të Helsinkit si dhe me pikëpamjet e Departamentit të Shtetit mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimi Evropian.

Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Senatorin Roger Wicker, Kryetari i Komisionit OSCE-Helsinki

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA