Aksionet e Facebook-ut ranë pikiatë të enjten në bursa, duke i shkaktuar kompanisë amerikane dëme kolosale.

Firmës iu dogjën praktikisht më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerë tregu. Rënia tërhoqi me vete edhe indeksin Nasdaq, që humbi gati 1%. Problemet erdhën si pasojë e bilancit të tremujorit të gjigandit që i trembi investitorët me ngadalësimin e të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve.

Mesa duket, pasojat e skandaleve të Cambridge Analitica-s dhe Russiagate po ndihen tani më fort se përpara. Facebook-u ende përballet me kritika mbi mënyrën se si ka menaxhuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe përdorimin e të dhënave.

Kompania sqaroi investitorët se pritet t’i shtojë shpenzimet me 50% apo edhe më shumë ndërsa përpiqet të sjellë disa përmirësime në nivel monitorimi të përmbajtjes dhe ato që lidhen me informacionet personale të përdoruesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA