Flakët e ferrit që kanë dalë jashtë kontrollit në Athinë u kanë marrë jetën të paktën 77 personave.

Ambasadorja Diana Hodbari, bën me dije për Top Channel, se zyrtarisht ka informacion për një shtetase shqiptare të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka të dhëna për të vdekur, pasi autoritetet e kanë të pamundur të identifikojnë viktimat deri tani.

Përparim Vucaj, emigrant prej më shumë se 15 vitesh në Athinë, tregon se zjarri nisi papritur dhe u përhap shumë shpejt.

“Mësuam në lajme që ka rënë zjarr disa kilometra larg, kur vetëm pas pak minutash, mori flakë edhe këtu pranë. Nxituam menjëherë për t’u larguar”, rrëfen Përparimi.

Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmiijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.

Jo të paktë janë edhe ata që janë mbytur, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve, siç ndodhi në zonën e Artemidhës. Qindra vetë janë evakuuar me varka dhe helikopterë, ndërsa spitalet janë në gjendje emergjence.

Autoritetet presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shenjëster të grabitësve.

Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA