Ditë tragjedie! Zjarri, vapa dhe përmbytjet vrasin qindra persona në botë

24/07/2018 12:21

Nga shumë njerëz e marta mendohet si ditë tersi, e me energji negative, por kjo e martë, 24 korrik 2018, do të mbahet mend gjatë në Greqi, Japoni e Laos, pasi bilanci i viktimave për shkaqe natyrore ka shkuar në disa qindra jetë të humbur.

Të paktën 60 persona raportohet se kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë periferinë e Athinës orët e fundit që u përhap me një shpejtësi marramendëse i ndihmuar edhe nga era. Afro 200 është numri i personave që raportohen të plagosur, ndërsa mbi 1000 shtëpi e 300 makina janë shkrumbuar nga flakët.

Një ditë tragjike edhe në Laos, ku për shkak të reshjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave me qindra persona raportohen të zhdukur, teksa 6600 persona kanë ngelur të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar nga dherat.

Ndërkohë që në Japoni raportohen se të paktën 65 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në dy javët e fundit. Një zëdhënës i agjencisë paralajmëroi se nivelet të paprecedentë të të nxehtit, janë regjistruar në disa zona.

Më shumë se 22 mijë persona në shtetin aziatik janë shtruar në spitale si pasojë e atakëve kardiake, me rreth gjysmën e tyre të moshuar.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA