Qershori, 500 mijë turistë; Në 6 muaj erdhën 1.9 milionë të huaj

23/07/2018 15:21
Foto ilustruese

Hyrja e shtetasve të huaj që vinë për të kaluar pushimet ne Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë dyshifrore prej 27,9% gjatë qershorit, kjo krahasuar në qershorin e një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave janë rreth 500 mijë të huaj që janë futur në Shqipëri në muajin e parë të verës, gati gjysma e këtyre personave ka deklaruar në kufi se vjen në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Maqedonasit dhe polakët janë ata që kanë rritjen më të madhe.

Ndërkohë si gjashtë mujor në vend janë futur mbi 1,9 milionë shtetas të huaj për qëllime të ndryshme vizite. Rritja vjetore është 9,1%. Ajo që bie në sy është rënia e numrit të shtetasve kosovarëve me 0,4%, fluks ky që është zëvendësuar me shtimin e vizitorëve nga vendet e tjera europiane dhe Amerika.

Nga ana tjetër edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë qershor 2018, është është rritur 7,8 %. INSTAT nuk saktëson qëllimet e udhëtimeve jashtë vendit të qytetarëve tonë, ndërsa si gjashtëmujor janë rreth 2,4 milionë shqiptarë që kanë dalë jashtë territorit të vendit me një rritje prej 5,9%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA