Kur nisi të shfaqej të premten, Mamma Mia 2, ishte planifikuar të ishte filmi më shikuar i fundjavës, e pse jo, edhe krejt verës. Por, në rrugën e tij u shfaq një pengesë, me formën e Denzel Washington. “The Equalizer 2”, që pason origjinalin e vitit 2014, ka lënë pas “Mamma Mia” në “box office-in” amerikan.

Filmi aksion mblodhi rreth 35.8 milionë dollarë duke lënë pas “Mamma Mia” me 34.4 milionë dollarë.

Sidoqoftë, këta nuk ishin të vetmit filma nëpër kinema.

Të paktën tetë nga gjithsej 10 filmat që u shfaqën këtë javë në kinematë amerikane, ishin vijime të filmave të mëparshëm, çka edhe konfirmon se kjo verë, është një sezon pasues për kinemanë.

Sidoqoftë, analistët thonë se suksesi i “The Equalizer 2”, qëndron tek audienca etnikisht e ndryshme dhe interesi i shtuar mes meshkujve. Dhe suksesi i tij nëpër kinema vjen pavarësisht kritikave jo shumë të kënaqshme për filmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA