Kanë kaluar 91 javë që nga koha kur bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Ky projekt muzikor ka mundur t’i rezistojë edhe kësaj jave, duke vazhduar të mbajë titullin si kënga më e vjetër në listë.
Pavarësisht se gjatë gjithë këtyre javëve, “Lejla” është përballuar me ulje dhe ngjitje sa i përket renditjes, ajo ia ka dalë të jetë kënga më jetëgjatë në gjithë historinë e klasifikimit, që këtë javë shënoi javën e 135-të.
Ajo çfarë është e rëndësishme, ky bashkëpunim i treshes së talentuar, nuk ka ndërmend të largohet nga “The Top List” dhe kjo falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut shqiptar, i cili nuk rresht së votuari këtë këngë.
E publikuar tetorin e vitit 2016-të, kjo këngë u bë qëndra e vëmendjes që në javën e parë të publikimit, duke arritur të zërë vendin e parë në klasifikim edhe pse ishte java e parë që ajo u bë pjesë e saj.
“Lejla” ka qëndruar në krye të klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 4 javë në total, duke u shndërruar në një hit brenda një periudhe tepër të shkurtër.
Kjo këngë dedikuar 500 Euroshit nuk ka qënë gjithmonë tek pozicionet më të mira në listë. Dhejtorin e vitit të kaluar, ky projekt muzikor ishte pozicionuar në vendin e 60-të, pozicion ky që mund të thuhet që “Lejla” është renditur më “keq” por duke parë listën që përbëhet nga 100 këngë, nuk mund të thuhet që është renditur në të vërtetë keq.
Top Channel