23/11 22:09
Ish-miss Universe Albania, Fjoralba Dizdari, e ftuar në “Pushime on Top” ka rrëfyer gjithçka për karrierën e saj si modele në Amerikë dhe historinë e dashurisë që e bëri të braktisë “tokën e premtuar” për Shqipërinë.
“Unë kisha filluar një karrierë në Amerikë dhe isha duke punuar mirë, me ndihmë shumë të madhe nga Fadil Berisha.
Por kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu” tha modelja e njohur.
Top Channel