Rama: Nuk bëjmë dot mjaftueshëm në raport me nevojat, por…

18/07/2018 10:30

Kryeministri Edi Rama organizoi paraditen e së mërkurës takimin javor me njerëzit e zakonshëm që kanë gjetur zgjidhje për ankesat që kanë bërë në shqipëriaqëduam.al.

Kreu i qeverisë pati kritika për ish-komunat: “Duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe jo për t’u marrë me punë që nuk i bëjnë dot dhe nuk kanë pse t’i bëjnë”.

Më tej, Rama theksoi se qeveria po investon masivisht, duke përmendur Rrugën e Arbrit.

“Besoj se jemi dakord që qeveria nuk bën dot mjaftueshëm në raport me nevojat, por po investon masivisht. Rruga e Arbrit është investimi më i rëndësishëm për një transformim të madh”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA