Diamantet janë një nga artikujt më të çmuar të shoqërisë, dhe shkencëtarët kanë gjetur një thesar të fshehur që mban më shumë se një ton të këtij guri të çmuar.
Diamanti është varrosur rreth 160 km nën sipërfaqen e planetit në një pjesë të lashtë të Tokës, të njohur si rrënjët e kratonit.
Pavarësisht këtij zbulimi, është e pamundur të vlerësohet masa, kur nuk ka ende mjete të fuqishme për të arritur aq thellë.
Diamantet përbëhen nga karbon i pastër dhe formohen nën nxehtësi të madhe dhe presion para miliona viteve. “Kjo tregon se ndoshta diamanti nuk është një mineral kaq ekzotik, por në shkallën (gjeologjike) të gjërave, është relativisht i zakonshëm”, thotë Ulrich Faul, një shkencëtar.
Ajo shton se nuk mund të arrijmë atje por ka më shumë diamant se sa kemi menduar ndonjëherë më parë. Kratonet janë disa nga seksionet më të vjetra të shkëmbinjve që shtrihen në qendër të pllakave tektonike. Të formuara si male kokëposhtë me pjesën e tyre më të thellë të njohura si rrënjë shtrihen deri në rreth 200 milje.
Top Channel