Nisin investimet në Kashar, dy rrugë të rëndësishme në Unazën e Re

16/07/2018 10:57

Një investim i rëndësishëm ka nisur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kasharit që do të lehtësojë lëvizjen e mijëra banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë që është populluar së tepërmi vitet e fundit.

Favorizuar edhe nga koha e mirë, mjetet e Bashkisë po vijojnë punët me ritme të shpejta për ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar.

Aktualisht po kryhen punimet nëntokësore duke ndërtuar tërësisht nga e para një rrjet të ri për ujësjellës kanalizimesh i projektuar edhe për vitet e ardhshme, ndërkohë që puna po vazhdon dhe për nënshtresat.

Ndërtimi i kësaj rruge parashikon lëvizjen me disa korsi, si dhe pajisjen në të dy anët e saj me trotuare për këmbësorët, sinjalistikë dhe ndriçim modern si dhe gjelbërimin.

Tashmë mbetet vetëm çështje kohe deri në përfundimin e punimeve duke bërë realitet një dëshirë të banorëve të kësaj zone që tashmë do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA