Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
E KALOI VETTINGUN, POR NUK KA SHPËTUAR ENDE
Gjyqtari i lartë, Edmond Islamaj e kaloi vetting-un javë më parë, por nuk ka shpëtuar. Komisoneri publik kërkon llogaritjet e pasurive të tij dhe bashkëjetueses, çka e kthen sërish në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
SHPËRNDARËSIT E PICËS “KOKAINË”
Porosit një picë dhe së bashku me të në banesë të vjen edhe një dozë kokainë. Kjo ishte mënyra që 3 të rinj nga Tirana kishin gjetur për t’i shpëtuar vëmendjes së policisë, por ajo i arrestoi.
LIBRAT FALAS PËR SHKOLLËN FILLORE
Qeveria miratoi dhënien e tekseve falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën, por nëse ato nuk kthehen në fund të vitit të padëmtuara, atëherë nxënësit do t’i paguajnë.
KONFERENCA NË BEOGRAD
Ne Beograd u mbajt konferenca me temë “Shqipëria dhe Serbia, në ç’rrugë duhet të ecin”. Të pranishmit thanë se Kosova mbetet pikë kyçe në raportetet mes palëve, ndërsa Ivica Daçiç mbron idenë e zgjidhjes mes vendeve amë.
FESTIVALI I TEATRIT NË BURTRINT
Në Butrint po organizohet edicioni i 16-të i festivalit të teatrove. Trupat nga Shqipëria, rajoni dhe bota do të vënë në skenë drama të autorëve më të njohur.
Top Channel