
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
KAPET 1 TON DROGË NË LEÇE, NË PRANGA 2 SHQIPTARË
Një motoskaf me rreth një ton drogë është kapur paraditen e sotme në brigjet e Leçes, në Itali, ndërsa janë arrestuar edhe 3 shtetas, mes të cilëve 2 janë shqiptarë.
DURRËS, GJENDEN TË MBYTUR NË DET DY PERSONA
Dy kufoma janë gjetur pajetë mëngjesin e sotëm në det, në Durrës. Grupi hetimor po heton për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale, apo mbytje.
ZUCKERBERG, PJESË E TRE MË TË PASURVE NË BOTË
Kreu i Facebook-ut, Marc Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë. Aksionet e Facebook-ut u rritën me rreth 2.4 %, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për të.
LIBAN, POLICET SEKSI NË RRUGË PËR TË TËRHEQUR TURISTË
Libani ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur joshur turistët. Në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante dhe me beretë të kuqe.
SOT ÇEREKFINALET E DYTA
Sot do të përcaktohen gjysmë finalistet e dyta të Botërorit të Rusisë. Në orën 16:00 do të luhet ndeshja mes Suedisë dhe Anglisë ndërsa mbrëmja rezervon sfidën Rusi-Kroaci.
Top Channel