Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
KONTROLLI I POMPAVE, TASHMË PRIVATIT
Ekspertët thonë se nisma i qeverisë për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në pikat e karburanteve është në kundërshtim me ligjin. Qeveria ka vendosur dy javë më parë t`ja kalojë privatit këtë biznes.
2.QEVERIA: DO RISHIKOJMË TAKSAT E RINASIT, NQS KA ABUZIME
Qeveria mund të ulë me forcë tarifat e aeroportit të Rinasit, nëse do të konstatohet se koncesionari privat ka realizuar fitime abuzive duke shfrytëzuar pozitën monopol. Vitin e kaluar Tirana International Airport arkëtoi gati 50 milionë euro nga tarifat aeroportuale.
TËRMETET, PËR 3 DITË 520 LËKUNDJE
Nga mesdita e se mërkurës deri këtë të premte, 520 goditje tërmeti e kanë origjinën nga zona e gjirit te Lalzit. E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike.
RRITJA E TEMPERATURAVE, APELI I MJEKËVE
Me rritjen e temperaturave shtohen rastet e helmimeve ushqimore. Mjekët rekomandojnë kujdes me kodicionerët dhe larjen me ujë të bollshëm të ushqimeve.
“INCREDIBLES” RIKTHEHET NË EKRANIN E KINEMASË
Superheronjtë e “Incredibles” rikthehen këtë fillim-korriku ne ekranin e madh te kinema Imperial, ne nje seri te dyte fantastike, pas plot 14 vitesh mungese qe nga seria e pare e lancuar ne vitin 2004.
Top Channel