Ethet e Botërorit kanë prekur edhe ambientet e Formulës 1, e sidomos Lewis Hamiltonin.

Piloti britanik i Mercedesit do të garojë këtë fundjavë në shtëpinë e tij, në Silverstone, ku do të kërkojë të festojë përballë publikut të tij. Gara do të zhvillohet ditën e dielë, ndërkohë që të shtunën do të jenë provat kualifikuese, që përkojnë me ditën kur Anglia do të luajë ndaj Suedisë në çerekfinalet e Botërorit të Rusisë.

Lewis Hamilton dëshiron shumë të ndjekë këtë ndeshje, që do të nisë në orën 16:00, menjëherë pas përfundimit të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Silverstonit.

Katër herë kampioni i botës deklaroi se do të dëshironte të mos ishte në konferencën e shtypit, që si zakonisht zhvillohet pas provave kualifikuese, pasi dëshiron të ndjekë ndeshjen mes Anglisë dhe Suedisë, me “Tre luanët” që kanë mundësi të kthehen në gjysmëfinalet e një Kupe Bote për herë të parë që nga viti 1990.

Lewis Hamilton, nëse do të kualifikohet në njërin prej 3 vendeve të para në kualifikueset e së shtunës, është i detyruar që të dalë në konferencën për shtyp, kështu që vështirë se organizatorët do t’ia plotësojnë këtë dëshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA