Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
ÇËSHTJA TAHIRI, KËRKOHET RRËZIMI I VENDIMIT
Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit te Krimet e Rënda për Saimir Tahirin dhe burgimin e tij, ndërkohë që më herët prokurorët kërkuan edhe rrëzimin e vendimit që i lejonte Tahirit mbajtjen e pasaportës.
KUJDES NGA TELEFONATAT QË NUK I NJIHNI
Kompanitë celulare në vend po njoftojnë klientët e tyre që të mos iu përgjigjen thirrjeve nga numra të pazakontë me prefikse të huaja pasi janë një skemë mashtrimi.
MASHTROI ME LEJET E NDËRTIMIT. NË PRANGA 41 VJEÇARI
Klodian Ciruna u arrestua nga policia e Tiranës pasi kishte mashtruar 3 persona për leje ndërtimi duke u shtirur si bashkëpunëtor i një firme në Itali.
BASHKË KUNDËR EMIGRACIONIT
Gjermania dhe Austria do të zhvillojnë bisedime me Italinë javën e ardhshme mbi mënyrën se si do të “mbyllin” rrugën e migrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë.
ARGJENTINA ME SYTË NGA GUARDIOLA
Pas dështimit total në Botërorin e Rusisë, Argjentina po mendon të bëjë ndryshime sidomos në pankinë. Pep Guardiola shihet si alternativë për të drejtuar skuadrën e tyre.
Top Channel