Stili i famshëm i lojës që synonte kontrollin e topit dhe që u pagëzua me emrin “Tiki taka”, thuhej se kishte marrë fund që me dështimin e Spanjës në botërorin e kaluar. Por duket se numrat e turneut të kësaj vere në Rusi, po i japin edhe më shumë zë atyre kritikëve që nuk besojnë se kampionët bëhen nëse kontrollojnë sferën.

Ndaj Rusisë në përballjen me eliminim direkt, “La Roha” konkretizoi 1114 pasime nga të cilat 90% ishin të sakta. Por vendi organizator me soliditetin në mbrojtje dhe kundërsulmet, arriti të surprizojë të gjithë duke eliminuar Spanjën. Ndeshje të ngjashme u panë edhe me Gjermaninë ndaj Koresë, ashtu si me Argjentinën ndaj Francës, kur pretendentja nga Amerika Latine u gjunjëzua në kundërsulmet e Mbappe.

Kjo tregon se kontrolli i topit nuk ndikon më dhe konfirmohet dhe nga statistikat. 5 skuadrat finaliste të Botërorit të kësaj vere që kishin përqindjen më të madhe të mbajtjes së topit nuk arritën të mbijetojnë në turne. Në një renditje virtuale të stiluar nga amatorët e numrave, Spanja është ajo që dominon në pasime, dhe pas saj është gjermania, dy skuadra që kuotoheshin më shumë për të shkuar në finale por regjistruan dalje të bujshme.

E fundit që la skenën e futbollit botëror mes ekipeve me pasime më të shumta ishte Zvicra, me 59%. Tashmë skuadra e gjashtë në renditje që ende ka mbijetuar është Brazili, ekip që po dikton me lojë dhe rezultat se mund të marrë atë fron ku dështoi në shtëpi 4 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA