Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
FALCAO PROTESTON: ARBITRIMI NË KOLUMBI-ANGLI, I TURPSHËM
Kapiteni i Kolumbisë, Radamel Falcao nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për arbitrimin në ndeshjen me Anglinë. Sulmuesi 32-vjeçar e cilësoi gjykimin e amerikanit Geiger si të turpshëm
URUGUAJI, CAVANI MUNGON ENDE NË STËRVITJE
Edinson Cavani mungoi edhe në seancën stërvitore të radhës së Uruguajit që po përgatitet për ndeshjen çerekfinale ndaj Spanjës. Kjo do të thotë se Tabarez ka shumë pak gjasa që të luajë kundër Francës
FENOMENI RONALDO MERR NË MBROJTJE NEYMAR JR
Fenomeni Ronaldo merr në mbrojtje Neymar Jr që po kritikohet dhe ironizohet për simulimet e tij. ‘Neymar është lojtari më i mirë. Është viktimë e një fushate mediatike-tha braziliani Ronaldo
RUSIA, SKUADRA QË KA PËRSHKUAR MË SHUMË KILOMETRA
Rusia është skuadra që ka përshkuar më shumë kilometra nga ekipet që luajtën në 1/8 e finaleve. Ekipi i Cherchesov ka përshkuar 480 km duke lënë pas Danimarkën dhe Kroacinë.
RUSI 2018, REKORD PËR NDESHJET E MBYLLURA ME PENALLTI
Botërori i Rusisë është eventi me më shumë ndeshje me eliminim direkt të zgjidhura nga penalltitë, me 3 të tilla duke lënë pas Botërorin e Brazilit në 2014 që pati 2 ndeshje që u mbyllën me penallti
Top Channel