“Ja ç’ndodh po s’votuat për ne”. Kritikohet partia politike për foton e fushatës

04/07/2018 17:48

Një burrë me ngjyrë, me veshjet nga fiset afrikane, me pasaportë BE-je në dorë, dhe një grua e bardhë që i jep gji një bebeje me ngjyrë.

Fotoja ka skandalizuar opinionin publik në Letoni, ku partia Social-Demokrate e Punëtorëve vendosi t’u bëjë thirrje votuesve se kjo është ajo që do të ndodhë me vendin nëse nuk i votojnë.

Përveç çiftit me racë të përzier, vizatimi ka dhe flamurin me ylber të komunitetit LGBT në sfond.

Pas kritikave nga të gjitha anët për racizëm dhe ide naziste, partia e fshiu foton nga rrjetet shoqërore.

 

Top Channel