Skuadra përfaqësuese e Argjentinës vazhdon të jetë në një kaos të vërtetë. Eliminimi nga Botërori i Rusisë vazhdon të shkaktojë dhimbje në vendin amerikano-latin dhe askush nuk arrin të kuptojë sesi një skuadër që ka në përbërje kaq shumë talente, të jetë në gjendje që të akumulojë vetëm disfata e keqardhje.

Por, është dikush që e ka gati zgjidhjen dhe bëhet fjalë për vet Diego Armando Maradonën.

“El Pibe De Oro” u vetofrua për të ndihmuar Argjentinën që të dalë nga kjo gjendje, e këtë e bëri në programin e “Telesur”, “De la Mano de Diez”.

Në intervistën e tij, Maradona theksoi se ishte gati ta bënte këtë për skuadrën “Albiceleste” edhe falas. Sipas tij duhet një kampionat më i fortë, një Federatë që të mos ketë mahninë për të ndërruar shpesh trajnerët dhe një teknik të vërtetë për kombëtare, një si ai.

“Ndërtuam me shumë mundim diçka të mirë, por e shkatërruam me shumë lehtësi. Nëse më kërkojnë, unë kthehem si trajner i Argjentinës dhe kthehem falas. Nuk do të kërkoja asgjë”, tha legjenda e futbollit argjentinas në emisionin televiziv.

Vlen të kujtohet se Maradona e drejtoi Argjentinën në vitin 2010, kur arriti deri në çerekfinalet e Botërorit të Afrikës së Jugut, ku u elimimua nga Gjermania pas humbjes së thellë 4-0. E megjithatë, në atë kohë, kthimi i skuadrës në vendlindje ishte më triumfal sesa ai i këtij viti, ndoshta për shkak të pranisë së Diego Armando Maradonës, karriera e të cilit si trajner duket se nuk është në lartësinë e një kombëtareje kaq të rëndësishme sa ajo e Argjentinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA