Kërcënimet me vdekje për futbollistët që kanë gabuar në momentet deçizive të ndeshjeve të skuadrave të tyre në këtë botëror, duket se janë kthyer në modë tashmë.
Kështu i pari që u prek nga ky fenomen ishte kolumbiani Sanchez, që mori karton të kuq me Japoninë, që në minutën e 7′ dhe Kolumbia humbi 1-2.
I dyti në radhë ishte futbollisti i Suedisë Durmas, që u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës me Gjermaninë dhe shkaktoi faulin që solli golin e fitores për “Pancerat”.
Së fundi, është kërcënuar me jetë edhe sulmuesi i Danimarkës, Nicolai Jorgensen, që humbi 11-metërshin deçiziv në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave, ndaj Kroacisë.
Kjo ka bërë që Federata Daneze e Futbollit të reagojë ashpër nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar që të ndalen fenomene të tilla dhe i ka bërë thirrje policisë të hetojë rastet.
“Ndalni! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këti fenomeni shqetësues”, thuhet në deklaratën e Federatës.
Kujtojmë që 90 minutat e sfidës mes Kroacisë dhe Danimarkës përfunduan në barazim 1-1 dhe ishte pikërisht Jorgensen që kaloi danezët në avantazh, që në minutën e parë të sfidës.
Top Channel