Anglia ka siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve pas një ndeshje dramatike ndaj Kolumbisë.

Anglezët ishin shumë pranë kualifikimit që në kohën e rregullt, pasi ishin në avantazh 1-0 deri në minutën e 93 kur Kolumbia barazoi rezultatin me mbrojtësin Mina.

Takimi shkoi në shtesë, por 30 minutat nuk prodhuan më asnjë gol dhe u desh goditja e 11-metërshave për të caktuar çerekfinalisten.

Skuadra angleze u tregua më e saktë duke siguruar biletën e fundit të çerekfinaleve dhe tashmë do të ndeshet me Suedinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA