24/05 15:52
Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpulin.
Sulmuesi egjiptian do të jetë një lojtar i “Reds”-ave deri në vitin 2023, pas “një rritjeje të konsiderueshme page”.
Salah zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës me Liverpulin, duke qenë pa diskutim një nga futbollistët më të mirë të botës. Për këtë arsye, klubet më të mëdha të Evropës e kishin vënë në shënjestër prej kohësh.
“Rinovimi i Salah është shpërblim për një person që ka kontribuar shumë për skuadrën dhe klubin. Rinovimi tregon qartë që ai beson te Liverpuli dhe Liverpuli beson te ai”, deklaroi trajneri i skuadrës, Jurgen Klopp.
Top Channel