Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
BOTËRORI 2018, NË FUSHË BRAZILI DHE BELGJIKA
Sot luhen ndeshjet e radhës së 1/8-ave të finaleve. Në orën 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes Brazilit e Meksikës, ndërsa në 20:00 do të jetë sfida Belgjikë-Japoni.
INIESTA TËRHIQET NGA KOMBËTARJA SPANJOLLE
Pas Barcelonës, Andres Iniesta lë zyrtarisht edhe kombëtaren spanjolle. Mesfushori 34-vjeçar e deklaroi këtë pas ndeshjes me Rusinë, duke thënë se mbyllet një epokë e mrekullueshme për të.
MEKSIKA, SHQETËSOJNË LOJTARËT E FTOHUR
Te Meksika, gjendja shëndetësore shqetëson më shumë sesa Brazili. Një pjesë e lojtarëve dhe trajneri Osorio kanë marrë ftohje ditët e fundit. Shkak, ndryshimet e mëdha të temperaturës.
RAMOS, PAS ELIMINIMIT: DITA MË E VËSHTIRË E JETËS
Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos nuk e fshehu zhgënjimin pas eliminimit në Botërorin e Rusisë. “Ishte dita më e vështirë e jetës sime”, u shpreh mbrojtësi 32-vjeçar.
SENEGALI: FIFA TË RISHOHË RREGULLIN E FAIR PLAY-t
Senegali i kërkoi FIFA-s që të rishohë rregullin e “Fair Play”-t të kualifikimit. Skuadra afrikane u eliminua në fazën e grupeve, pikërisht për shkak të kësaj normative të re.
Top Channel