Çifti i këngëtarëve, Cheryl (Cole) dhe Liam Payne njoftuan edhe zyrtarisht ndarjen e tyre, pas më shumë se dy vitesh marrëdhënie.
Ish-ylli i grupit “Girls Aloud”, tashmë 35 vjeç, dhe pjesëtari i grupit “One Direction”, 24-vjeçar, konfirmuan vendimin përmes statuseve thuajse të njëkohshme në rrjetet sociale.
Dyshja simpatike kanë një djalë të quajtur Bear dhe që u soll në jetë marsin e vitit të kaluar.
Vendimin, ata e shoqëruan edhe me “trishtimin” e thellë, pasi ishte “tejet i vështirë” por duhej bërë, teksa shtuan se “ndiejmë ende dashuri ndaj njëri-tjetrit si familje”.
“Bear është bota jonë dhe kërkojmë nga ju të respektoni privatësinë e tij, teksa rrugëtimet tona do të vijojnë të ndara dhe mes tij”, shkroi në “Twitter” këngëtarja Cheryl, dikur bashkëshorte e futbollistit Ashley Cole.
We are sad to announce that we are going our separate ways. It's been a tough decision for us to make. We still have so much love for each other as a family. Bear is our world and we ask that you respect his privacy as we navigate our way through this together.
— Cheryl (@CherylOfficial) July 1, 2018
Payne publikoi një mesazh thuajse identik për 33 milionë ndjekësit e tij në të njëjtin rrjet social.
Cheryl and I are sad to announce that we are going our separate ways. It's been a tough decision for us to make. We still have so much love for each other as a family. Bear is our world and we ask that you respect his privacy as we navigate our way through this together.
— Liam (@LiamPayne) July 1, 2018
Në vitin 2016, Cheryl, e cila është lindur nën mbiemrin Tweedy, por që shumica e dashamirësve të saj e njohin me mbiemrin e bashkëshortit të parë, deklaroi se donte të thirrej vetëm në emër. Marrëdhënia e saj me Payne nisi pas divorcit me pronarin francez të restoranteve, Jean-Bernard Fernandez-Versini, ndërsa më herët ka qenë e martuar me ish-futbollistin e “3 luanëve”, Cole.
Top Channel