Përçahen Kardashian; Kourtney s’do që të jetë pjesë e familjes në Show

01/07/2018 15:34

Kardashian nuk ndalojnë se prodhuari lajm. Tashmë Kuourtney kërkon që të mos jetë më pjesë e familjes ne shown që transmetohet prej 11 vitesh.  

Tradhti, ndarje, divorc, ndërrim gjinish apo padi ndaj njëri tjetrit. Por nuk mjafton me kaq. Duket se sezoni i fundit po përçan vetë “Klanin Kardashian” dhe krisja nuk është larg.

Kim, Kourtney, Kloe, Kendell dhe Kylie kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë viteve të fundit, kryesisht sa i përket jetës së tyre private. Dhe të qenurit gjithnjë në qendër të vëmendjes, duket se është tepër për njërën prej tyre.

Kourtney nuk dëshiron të jetë më një Kardashian. Dhe as të vazhdojë të jetë pjesë e reality show-t të familjes. Dhe kjo ka sjellë debat brenda tyre.

Gjithçka është publikuar në trajlerin e sezonit të 15 të familjes Kardashian, për të cilën ende nuk dihet n.q.s do të vazhdojë të jetë e plotë apo ndonjëra prej tyre do t’i mungojë ekranit. Ndoshta pas 11 vitesh në transmetim, ka ardhur koha për ndryshim.

Top Channel