Kylian Mbappe ka një zemër të artë. Sulmuesi i përfaqësueses franceze ka bërë të ditur se do të dhurojë për bamirësi të gjithë shpërblimin që do të sigurojë gjatë këtij Botërori.
Kjo nuk është diçka e re për Mbappe, që është i ndjeshëm kundrejt personave me më pak fat. Duket se sulmuesi i Paris SG do ta kalojë shpërblimin e tij për llogari të një shoqate, që propozon nisma sportive për fëmijët në spitale dhe për sensibilizim ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuara.
Mësohet se futbollistët francezë, për çdo ndeshje që luajnë me kombëtaren përfitojnë 20 mijë euro, shifër të cilën Mbappe do t’ia dhurojë pikërisht kësaj shoqate, duke qenë se për të, një lojtar nuk duhet të ketë përfitime financiare në momentin që përfaqëson vendin e tij.
Shembullin e Mbappe kanë vendosur ta ndjekin edhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses franceze, e këtë e deklaroi edhe qendërmbrojtësi Samuel Umtiti.
Ndërkohë, mësohet se lojtarët transalpinë e kanë dhënë 30% të shumës së përfituar deri tani, në këtë edicion të Kupës së Botës, me anëtarët e tjerë të delegacionit të Francës.
Top Channel