Manjati italo-amerikan: Pronari aktual nuk do ta shesë Milanin

30/06/2018 10:00

Një komunikatë zyrtare për t’u shpjeguar tifozëve në ankth sesi qëndrojnë gjërat deri më tani. Ky ishte thelbi i asaj që donte të njoftonte një natë më parë padroni i “New York Cosmos”, Rocco Commiso, prej ditësh në tratativa për të marrë 100% të aksioneve të klubit të Milanit nga pronari kinez Yonghong Li.

“Në këto rrethana nuk ekzistojnë kushtet për një marrëveshje. Pronari aktual nuk do t’i shkojë deri në fund shitjes së klubit”, thuhet mes rreshtave të deklaratës së manjatit italo-amerikan, pas ditëve të tëra heshtjeje.

“Shumë lajme të publikuara së fundi, sipas të cilave Rocco Commisso po negocion me drejtuesit e Milanit për të marrë një pjesë të kontrollit të klubit, përmbajnë informacione në lidhje me tratativat që vijnë nga burime të paspecifikuara dhe të pasakta. Deri më tani, ekipi i Commissos ishte vetëpërmbajtur nga publikimi i deklaratave në lidhje me situatën apo përmbajtjen e negociatave për të ruajtur një atmosferë të favorshme për arritjen e një marrëveshjeje”, shkruhet fillimisht në komunikatë.

“Megjithatë, Commisso beson se ka ardhur momenti i duhur që miliona tifozët e Milanit në mbarë botën të ditë ekzaktësisht si qëndrojnë gjërat. Ai ka punuar palodhur dhe nën asistimin e këshilltarëve të tij për të formuluar dhe negociuar një kalim pronësie të këtij klubi historik, që do të ishte në avantazh të vet klubit, tifozëve, pronarëve aktualë dhe të gjithë komunitetit kuqezi. Pavarësisht sforcove të tij dhe bindjes së sinqertë se një akord mund të arrihej, duket se pronari aktual nuk është i gatshëm të mbyllë marrëveshjen me kushte të favorshme për të dyja palët”, theksohet më tej.

Thënë këtë, e duke pasur parasysh pasionin e Commissos për futbollin dhe afektshmërinë e tij me vendlindjen e tij, Italinë, kjo situatë – vijon më tej deklarata publike, – e hidhëron tej mase manjatin. Gjithsesi, shpresat se një rezultat përfundimtar i këtij procesi do të sjellë një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme për këtë klub historik nuk janë shuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA