Ka përfunduar pjesë e parë e ndeshjes së parë të 1/8 të Botërorit, Francë-Argjentinë. Barazim 1-1 mes dy gjigantëve të futbollit botëror.

Griezmann shënoi i pari me 11-metërsh për francezët. Ishte Mbappe ai që fitoi penalltinë pas një sprinti spektakolar nga mesfusha e tij dhe pasi u rrëzua në zonë nga Rojo. Sulmuesi i Atleticos e shndërroi në gol mundësinë e artë dhe kaloi në avantazh “Gjelat”.

Në minutën e 41 barazoi Argjentina. Di Maria shënoi nga distanca me një të majtë që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Lloris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA