Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 20:00

29/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

NE KEMI ÇMIMIN MË TË LARTË TË NAFTËS

Shqipëria është në vendin e 13 në botë për çmimin më të lartë të shitjes së naftës, ku për çdo litër, 110 lekë janë taksat që merr qeveria. Në Maqedoni shitet 130 lekë për litër.

U KËRKOHEN TË KTHEJNË PAS LEKËT E PAGËS

4000 infermierë u kthyen në debitorë ndaj shtetit nga një procedurë burokratike dhe duhet të kthejnë 4 mijë lekë të reja për çdo muaj page që kanë marrë prej vitit 2006 e këtej. Pritet zgjidhje.

FLUKS TURISTËSH NË VEND, PAVARËSISHT MOTIT

Moti i keq i mbajti shqiptarët larg bregdetit, por nuk ka ndalur turistët e huaj, të cilët këtë vit u shtuan me 40%. 73 mijë kanë vizituar vendin.

MIJËRA PERSONA LARGOHEN NGA SIRIA PAS OFENSIVËS
200 persona janë vrarë si pasojë e ofensivës së qeverisë siriane ndaj luftëtarëve islamikë dhe rebelëve në jugperëndim të vendit, duke detyruar 120 mijë njerëz t’ia mbathin drejt kufijve të mbyllur me Jordaninë.

F1, HAMILTON “FLUTURON” EDHE NË AUSTRI
Lewis Hamilton doli i pari edhe në provat e lira për Çmimin e Madh të Austrisë me kohën 1 minutë, 4 sekonda e 579 të mijëtat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA