Gol, gëzim, festim dhe të qeshura pa fund. Ka ndodhur gjatë ndeshjes Belgjikë-Angli, përballja e fundit e grupit G në Botërorin “Rusi 2018”.

Protagonist është sulmuesi belg, Batshuayi. Pasi Adnan Januzaj shënoi golin spektakolar të fitores me të majtën, Batshuayi feston duke goditur fort topin që sapo kishte “përshëndetur” rrjetën.

Për fat të keq, topi përplaset në shtyllë dhe i kthehet po me aq forcë në fytyrë sulmuesit që luan me Chelsea.

Një festim komik që tashmë është bërë viral…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA