24/05 15:52
Krah për krah. Gjithmonë bashkë, në qendër të mbrojtjes, në qendër të Juventusit.
Giorgio Chiellini do të jetë futbollist i Juves deri në vitin 2020, Andrea Barzagli deri në vitin 2019. Njoftimi erdhi në çift: rinovimi i kontratës së mbrojtësve italianë u zyrtarizua pasditen e së premtes.
Chiellini, 34 vjeç në gusht, luan për klubin torinez që nga viti 2005: 455 ndeshje dhe 34 gola.
Barzagli, 37 vjeç, luan me fanelën bardhezi që nga viti 2011: 271 ndeshje dhe 2 gola.
Të dy së bashku kanë fituar plot 7 tituj kampion radhazi me Juventusin. Nga sot kanë filluar të mendojnë për të tetin…
Top Channel