Mohamed Salah u eliminua së bashku me Egjiptin që në fazën e grupeve të Botërorit, por kjo nuk do të thotë se tifozët nuk e duan më.

Sulmuesi i Liverpulit, sapo është kthyer në atdhe, ka vendosur që të pushojë disa ditë në vilën e tij në Kajro. Por, një person anonim ka postuar në rrjetet sociale adresën e shtëpisë së yllit të futbollit dhe tifozët kanë vendosur që t’i shkojnë të gjithë për “vizitë”.

I trembur, Salah ka lajmëruar policinë. Pas mbërritjes së saj, sulmuesi doli vetë për të dhënë autografë dhe për të bërë foto me ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA